Problemet muskulore nuk e kanë lënë të qetë Corentin Tolisson këtë sezon.
Mesfushori i Bayern Munchen është ndalur dy herë, ndërsa po rikthehet gradualisht në formën e tij më të mirë.
Interesimi për francezin nuk mungon. Bild raporton se Manchester United dhe PSG po garojnë mes tyre për shërbimet e 26-vjeçarit të skuadrës bavareze.
Tolisso është objektivi i dy klubeve të njohura për sezonin e ardhshëm dhe do të “përplasen” mes tyre në fund të sezonit. Bayerni nuk është kundër shitjes së lojtarit me origjinë nga Togo.
Rekordmenët gjermanë shpenzuan 41.5 milion euro për të siguruar Tolisson nga Lyon (2017) dhe janë gati të heqin dorë nga ai për një shumë të përafërt.