Gara për titullin kampion në Serie A, ja kush e fiton trofeun në rast se të tri ekipet kanë pikë të njëjta në fund të edicionit

Një garë e jashtëzakonshme po zhvillohet për titullin në Serie A.

Milani, Napoli dhe Interi po luftojnë për trofeun më të çmuar në futbollin italian.

Tashmë, “Rossonerët” janë në vendin e parë me 67 pikë, Napoli në vendin e dytë me 66, kurse Interi në vendin e tretë me 63, por me një ndeshje më pak.

Fundi i kampionatit pritet të jetë i “zjarrtë” dhe tashmë pyetja e madhe është kjo: Kush do të shpallet kampion nëse këto tre ekipe përfundojnë me numër të barabartë pikësh?

Përgjigja është Milani, pasi në Serie A parasysh merren rezultatet në ndeshje direkte, me skuadrën e Piolit që do të dilte fituese me 7 pikë të grumbulluara në sfidat me Interin dhe Napolin dhe me një diferencë të golave që shkon në +1. Më pas do të renditeshin Interi në vendin e dytë dhe Napoli në të tretin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *