Një ditë pasi u bë publike se Icardi po stërvitet në krahët e skuadrës, si pjesë e grupit të lojtarëve të shpenzuar, trajneri i Paris Saint-Germain Christophe Galtier konfirmoi në një konferencë për shtyp se nuk e ka argjentinasin në dispozicion dhe është në merkato në kërkim të një sulmuesi.
“Do të nënshkruajmë me një sulmues, po kërkojmë të gjejmë një zgjidhje për Mauro Icardin dhe Kalimuendon. Ky i fundit do të shkojë në Rennes”, theksoi fillimisht ai.
“E pashë Mauro [Icardin] në fillim të javës, e paralajmërova se do ta shkurtoja skuadrën edhe më shumë, se nuk dua të punoj me 25 lojtarë. Besoj se për interesin e Mauros dhe të klubit duhet të gjejmë zgjidhjen më të mirë të mundshme, një klub ku ai të tregojë cilësitë e tij, sepse nuk ka humbur gjithçka”, shtoi ai.