Vedat Muriqi vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të largohet apo do të qëndroj te Mallorca.
Sulmuesi kosovar ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm në Spanjë duke qenë shënuesi më i mirë i skuadrës ishullore.
Në 37 ndeshje zyrtare, Muriqi ka realizuar 16 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.
Galatasaray e kishte top prioritet transferimin e tij, por kampioni në fuqi i Turqisë është larguar nga gara për të nënshkruar me prizrenasin.
Mediumi turk Aksam.com.tr ka raportuar se Galatasaray ka hequr dorë nga Muriqi pasi Mallorca nuk e na ndërmend të heqë dorë nga kosovari pa fituar së paku 20 milionë euro.
Kjo shumë është vlerësuar si shumë e lartë nga Galatasaray të cilët kanë vendosur të heqin dorë duke rikthyer vëmendjen te disa objektiva të tjerë.
Mallorca e vlerëson lartë Muriqin pasi 45 për qind e kartonit vazhdon të mbahet nga Lazio.
Ndërkohë në Spanjë kanë raportuar se gjatë korrikut në zyrat e Mallorcas mund të mbërrijnë oferta nga Anglia ku disa skuadra angleze kanë shprehur interesim për reprezentuesin kosovar.