Manchester United ka prezantuar sot fanellën e tretë për sezonin e ri.
Ngjyra të ndryshme nga ato të zakonshmet, me të bardhën dhe të zezën që dominojnë.
Një risi e rëndësishme, por që është zbuluar para kohe.
Nga kush? Nga David Beckham, i cili ka bërë një gafë duke publikuar një foto me fanellën e re një ditë para se të vinte zyrtarizimi nga United.