Harry Maguire ishte lojtari me vlerësimin më të ulët në ndeshjen ndërmjet Manchester Unitedit dhe Tottenham Hotspur që u zhvillua në Old Trafford.
Djajtë e Kuq pësuan me rezultat 6-1 nga Spursat, ndërsa kapiteni nuk ishte në ditën e tij të mirë, ashtu që bëri disa gabime.
Pas golit të shënuar nga Bruno Fernandes nga pika e bardhë, Tottenhami u kthye menjëherë në lojë me golin e Tanguy Ndombele.
Kjo falë gafës së mbrojtësit të Unitedit, i cili u mundësoi lojtarëve kundërshtarë që të shënonin golin e barazimit.
Në përpjekje që të tregohej lojtari kryesor në mbrojtjen e Djajve të Kuq, Maguire e tërhoqi me dorë bashkëlojtarin Luke Shaw, i cili tentonte ta largonte topin.
Në këtë mënyrë, topi mbeti i pambrojtur dhe Ndombele vrapoi për ta futur në rrjetë. /Telegrafi/