Si çdo fundjavë, edhe kësaj radhe futbollistët shqiptarë që u aktivizuan në Europë, ishin të shumtë.
Në Francë, Arbër Zeneli dhuroi asist për skuadrën e tij Reims, që ndali në transfertë 2-2 ekipin e Rennes, që kryesonte kampionatin Ligue 1.
Në Spanjë, një ndeshje jo e mirë për gardianin e Kosovës, Arijanet Muric.
Ky i fundit bëri një gafë të pafalshëm në sfidën ndaj Fuenlabrada.
Muric ishte fajtor për humbjen e skuadrës së tij Girona me rezultatin 1-0, duke i dhuruar golin ekipit kundërshtar.
Rough start for Muric as Girona lose 1-0 to Fuenlabrada due to his error. pic.twitter.com/Fhqsj7eTqK#MCFC | #GironaFC | #ManCity
— CFG360 (@CFG360) October 4, 2020