Caen e mposhti Grenoblen me rezultat 2:0 në ndeshjen e Ligue 2 franceze të premten në mbrëmje. Caen mori ndihmë të madhe nga portieri i ekipit kundërshtar, Brice Maubleu, që e shënoi një autogol qesharak.
Pasi e mori topin dhe tentoi ta gjuajë atë për ta rinisur lojën sa më shpejt që të jetë e mundur, Maubleu aksidentalisht e lëshoi topin në një mënyrë që topi shkoi drejt portës së Grenobles, transmeton Gazeta Express.
Edhe pse ai tentoi, dhe për pak sa s’ia arriti, ta ndalojë topin të mos e kalojë vijën e portës, ai nuk arriti ta bëjë këtë dhe rezultati kaloi në epërsi 2:0 për Caen, vetëm disa momente pasi Jessy Pi e kishte shënuar golin e parë.
Pas kësaj disfatë, Grenoble radhitet në pozitën e nëntë në tabelën e ligës së nivelit të dytë të futbollit në Francë, me 35 pikë të fituara nga 27 ndeshjet e zhvilluara deri më tani.
Ndërsa, Caen radhitet në pozitën e 11-të dhe e ka vetëm një pikë më pak sesa Grenoble, 24, nga 27 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në ligë.
On critique souvent le jeu proposé en L2, par ignorance je dirais. Il y a aussi des belles actions bien construites, comme ce but marqué dans le match entre Caen et Grenoble. Regardez, ça part d’une relance à la main du gardien ! pic.twitter.com/ajJnWQYuny
— Jonathan Tunik (@JonathanTunik) February 28, 2020