Gabimi i pafalshëm, mbrojtësi i Barcelonës bën autokritikë: Faji im!

Ekipi i Barcelonës nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 me skuadrën e Eibarit. Katalanasit u ndëshkuan pas gabimit të Araujos, ndërsa ky i fundit ka pranuar përgjegjësitë e tij pas ndeshjes.

“Duhet të jemi të fokusuar, pasi gabime siç ai që bëra unë nuk pranohen. Marr përsipër të gjitha përgjegjësitë për golin që pësuam, ishte faji im”, – tha ai.

Mbrojtësi i ri po luan si titullar dhe për shkak të dëmtimit të gjatë të Pique. Senatori ishte titullar, por duket se shtatlarti ka mbyllur sezonin dhe Koeman është i cunguar në zgjedhjet e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *