Një gafë qesharake u regjistrua në sfidën e vlefshme për javën e dytë të Bundesligës gjermane mes Freiburgut dhe Borusias së Dortmundit, duel ky që përfundoi me rezultatin 1-3 në favor të verdhezinjve.
Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 35-të, teksa goli i barazimit do të vinte në minutën e 77-të nga ana e 18-vjeçarit, Gitens.
Një goditje tërësisht pa pretendime prej tij do të përfundonte në rrjetë nga gafa e portierit të Freiburgit, i cili as vetë nuk iu besoi syve duke vendosur duart në kokë.
Ky moment i gafës së gardianit Fleken është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Flekken TOP⬆️ pic.twitter.com/ZnQPWXdZ4Z
— eMGie6 (@eMGie0106) August 12, 2022