Futbollisti shqiptar shokon Interin në start të ndeshjes

Inter-Empoli ka nisur menjëherëe me një surprize të madhe.

Pikërisht sulmuesi që tha se nuk do të festonte në rast goli dhe se është i Interit në pronësi, Pinamonti, ka shënuar menjëherë gol në San Siro aty ku pllakosi heshtja.

Një super aksion i ekipit toskan në krahun e majtë dhe përpunim topi me Zurkowskin i cili mori krahun dhe krosoi në qendër të mbrojtjes së Interit, aty ku Pinamonti i shpëtoi mbulimit dhe devijoi topin në rrjetë për 0-1. Nuk ka vonuar shumë dhe në skenë doli futbollisti shqiptar, Kristian Asllani i cili ka dyfishuar epërsinë për rezultatin 0:2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *