Arijan Ademi ka shënuar golin e parë të Dinamos së Zagrebit që të shtunën fitoi 4:0 ndaj Rijekës.
Ndeshja e luajtur në “Maksimir” i takoi xhiros së 24-t të kampionatit kroat.
Ademi shënoi që në minutën e parë të takimit, përkatësisht pas 24 sekondave lojë.
Kështu ai ka hyrë në listën e lojtarëve që kanë shënuar golat më të shpejtë në kampionatin kroat. Për Ademin ishte goli i parë këtë kampionat.
Ai është lojtar i rëndësishëm i Maqedonisë Veriore me të cilën Kosova takohet më 26 mars në gjysmëfinale të plejofit për kualifikim në “Euro 2020”.