Futbollisti shqiptar prezantohet te skuadra e madhe suedeze

Arbnor Mucolli bëri një sezon fantastik me velje në kategorinë e dytë daneze, duke e ndihmuar skuadrën e tij të rikthehet në elitën e futbollit danez.

Megjithatë, mesfushori ka vendousr që të ndyshojë kampionat e në sezoni e ri do ta shohim në Suedi, tek skuadra e IFK Göteborg. 18-herë kampionët e Suedisë kanë prezantuar 23-vjeccarin, I cli ka nënshkruar një kontratë 3-vjeccare.

Në sezonin e fundit, Muccoli shënoi 7 gola, duke shkëqlyer, paraqitje që i kanë bindur drejtuesit e IFK Göteborg që ti ofrojnë një kontratë mesfushroit kuqezi. Vetë lojtari ka falënderuar klubin e Velje, duke I qenë mirënjohës që i hapi dyert që kur ai ishte i ri dhe e ndihmoi në formimin e tij si futbollist.

“Erdha si djalë i vogël, e sot jam një njeri me shumë përvojë. Kam fituar shumë eksperiencë përgjatë më shumë se 10 viteve në Vejle Boldklub. Unë i jam përjetësisht mirënjohës për të gjithë mbështetjen dhe dashurinë që kam marrë gjatë kohës sime te Vejle. Kam takuar shumë njerëz të mrekullueshëm që nuk do t’i harroj kurrë. Ka qenë një nder i madh për mua që kam qenë në gjendje të vesh fanellën e kuqe dhe të luaj për një klub kaq tradicional në Danimarkë. Dëshiroj të falënderoj të gjithë shokët e skuadrës, trajnerët, menaxherët me të cilët kam takuar dhe luajtur gjatë kohës sime te Velje, dhe jo më pak të gjithë ata që kanë kontribouar dhe bëjnë një punë të shkëlqyer. Të dua Vejle”, shkruan Muccolli në postimin e tij në Intsagram.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *