Elseid Hysaj po kalon një formë të mirë tek Lazio, ku është një titullar i padiskutueshëm për trajnerin Maurizzio Sarri.
Megjithatë futbollisti njihet dhe për pasionin e tij për makinat.
Në një postim të fundit në “Instagram”, mbrojtësi ka pozuar një foto me makinën e tij të re superluksoze. “Lodra ime e re”, shkruhej në postim.