Futbollisti shqiptar, Kristijan Vulaj është ftuar nga Kombëtarja e Malit të Zi për ndeshjet e muajit mars.
Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi shqiptar në Mal të Zi, KF Deçiqi Tuz.
“Futbollisti ynë, Kristijan Vulaj është ftuar nga përfaqësuesja e Malit të Zi. Njëherasi është shkruar historia; futbollisti i parë i Deçiqit në 94 vitet e fundit që ftohet në ekipin A të Malit të Zi”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Nën drejtimin e Miodrag Radulovic, Mali i Zi do të ndeshjet me Letoninë, Gjibraltarin dhe Norvegjinë.