Futbollisti shënon “aksidentalisht” gol spektakolar duke u munduar ta largojë topin

Në futboll jemi mësuar të shohim gola spektakolarë, por kohë pas kohe nuk mungojnë as ata të pazakontë dhe të paimagjinueshëm.

Diçka e tillë ndodhi edhe në një ndeshje të futbollit amator, respektivisht në ligat më të ulëta.

Në fakt, futbollisti protagonist në këtë video është një mbrojtës.

Lojtari me numër 22, i cili po tentonte që ta largojë topin në krahun e djathtë të fushës, shënon gol nga thuajse gjysma e fushës.

Ai gjuajti fuqishëm dhe u nis për t’u kthyer në pozitën e tij në mbrojtje, pa e ditur qe pas pak sekondash do ta festonte golin e rrallë të shënuar “aksidentalisht”.

Për më tepër mund ta shihni videon me këtë gol spektakolar.

https://youtube.com/shorts/XRlkz6Lv0HQ?feature=share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *