Shkëmbimi i fanellave mes lojtarëve kundërshtarë është një ritual më se i zakonshëm, por jo gjithmonë është e thënë të jetë kështu.
Një episod i çuditshëm ka ndodhur në ndeshjen e 1/16-ave të Kupës së Turqisë Rizespor-Eskiserhirspor 3-0, kur lojtari i Rizesporit Braian Samundio i kërkoi të shkëmbente fanellën me kolegun kundërshtar Bugra Çaglian, ky i fundit ka refuzuar.
Mediat turke raportojnë se kjo sjellje e lojtarit ka ardhur për shkak se klubi ndodhet në vështirësi të mëdha financiare dhe nuk ka mundësi të garantojë fanella të tjera.
Episodi në fjalë ka bërë xhiro në rrjetet sociale.
Maddi imkansızlıklardan dolayı "Forma veren ücretini (250TL) cebinden öder” sözü üzerine formasını Samudio ile değişemeyen Eskişehirsporlu Buğra… pic.twitter.com/7oB0uNPa9a
— Futbol-u Alîyye (@0smanlisporFK) December 15, 2020