Ish-futbollisti i Llapit nga skuadra turke Gaziantep është huazuar tek Istanbulspor.
Tërheqja e Gaziantep nga garat për shkak të tërmetit shkatërrues ka bërë që futbollisti kosovar të huazohet tek Istanbulspor, raportojnë mediat turke.
“Pas Mirza Cihanit, në skuadrën nga Stambolli shkoi edhe lojtari kosovar i Gaziantep, Valmir Veliu. Ai u huazua te Istanbulspori” – shkruan “Gazianteppusula.com”.
Istanbulspori pozicionohet në vendin e 18-të në Superligën e Turqisë dhe po lufton për mbijetesë.
Veliu tek Istanbulspori do t’i bashkohet edhe disa lojtarëve të tjerë shqiptarë. Bëhet fjalë për Valon Ethemin, Jetmir Topallin, Florian Loshajn, Eduart Rrocën dhe Sidrit Gurin.