Futbollisti kosovar, Erion Kajtazi, ftohet për prova nga gjiganti belg Anderlecht

Erion Kajtazi është talenti i futbollit nga Kosova që pritet të bëjë hapin e radhës për të luajtur në futbollin evropian.

Në muajt e fundit, talentët kosovarë janë bërë cak i klubeve të mëdha evropiane, për shkak të cilësive që posedojnë, e që shihen si blerje të mira nga skuadrat që tentojnë zhvillimin e lojtarëve.

Futbollisti i radhës që ka marrë ftesë për t’u provuar në futbollin evropian nga ai kosovar është Erion Kajtazi.

Kurse, lajmin se ky lojtar është Erion Kajtazi – Zeka e ka konfirmuar edhe gjatë një interviste të shkurtë për LIG Sport.

“Është e vërtetë që futbollisti në fjalë është Erion Kajtazi…”, ka thënë shkurtimisht Abedin Zeka

16-vjeçari ka marrë ftesë nga kryetari i klubit gjigant belg, Anderlecht për të shkuar në prova disa javore.

Menaxheri Shukri Asllani e ka konfirmuar ftesën e klubit të madh belg për Erion Kajtazin.

“Erioni posedon disa cilësi të veçanta që e dallojnë atë nga të tjerët. Është lojtar i ri, fizikisht dhe teknikisht shumë i mirë. Erioni është poashtu lojtar me potencial të madh. Unë jam kurreshtar ta shoh se si do të paraqitet ai në një nivel më të lartë se ky në Kosovë dhe tek një klub i madh sikur që është Anderlecht. Unë besoj në cilësitë dhe potencialin e Erionit si lojtar dhe jam optimist në këtë drejtim”, ka thënë menaxheri Shukri Asllani për LIG Sport.

Vlen të theksohet se Erion Kajtazi është një ndër lojtarët më të mirë në Kosovë në gjeneratën e tij. Ai luan si sulmues qendror, anësor si dhe disa pozita në mesin e fushës, andaj kjo është një veçanti e tij.

Ai poashtu ka qenë pjesë e Kombëtares U17 të Kosovës, ku është paraqitur në ndeshje të mëdha ndaj Austrisë, Ukrainës, Italisë, Sllovenisë, Bullgarisë e Turqisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *