Është konfirmuar largimi i radhës nga FC Prishtina.
Portieri Laurit Behluli, i ka ndarë rrugët me kryeqytetasit, pasi nuk kanë gjetur akord të vazhdimit të bashkëpunimit.
Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Behluli, me anë të një postimi në rrjete sociale.
Behluli është rritur te skuadra kryeqytetase për gjashtë vite, por tani profesionin e tij do ta vazhdojë në ndonjë skuadër tjetër.
Portieri 21-vjeçar ka falënderuar kryesinë e klubit, bashkëlojtarët dhe gjithë trajnerët që ka punuar.