Futbollisti Cedric Bakambu është përgjigjur me shaka ndaj dështimit të transferimit të tij në Barcelonë, pasi që klubi katalonas e anuloi këtë marrëveshje gjatë kohës sa futbollisti ishte në aeroplan drejt Spanjës.
Barcelona raportohet se kishte arritur marrëveshje me klubin kinez Beijing Guoan për ta transferuar Cedric Bakambun në formë huazimi deri në fund të sezonit, transmeton Gazeta Express.
Përfaqësuesi i Kondos u detyrua t’i ndërrojë dy aeroplanë për të shkuar në Spanjë, pasi që ai kishte qenë në Kore të Jugut kur i ishte bërë ftesa të shkonte në Spanjë për të nënshkruar me Barcelonën.
Bakambu kishte arritur në Hong Kong para se ta merrte telefonatë nga drejtori sportiv i Barcelonës, Eric Abidal.
Abidal ia kishte sqaruar Bakambus se marrëveshja ishte anuluar dhe futbollisti e shfrytëzoi llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Twitter për të bërë shkak lidhur me këtë situatë.
“Hey @Transfermarkt, ndryshojeni historinë e transferimeve të mia me “pothuajse në Barcelonë” ju lutem. Çfarëdo që të ndodhë, ne i besojmë procesit. Faleminderit Zotit për gjithçka. Shihemi një herë tjetër @AntoGriezmann”, shkroi Bakambu.
Yo @Transfermarkt change my transfer history with "Almost @FCBarcelona" please ??
No matter what happens we trust the process.
Thank God for everything ??See you an other time @AntoGriezmann ? https://t.co/eeOzZMU7V2
— Cédric Bakambu (@Bakambu17) January 30, 2020
Edhe uebsajti Transfermarkt e pa këtë situata si mundësi për të bërë shaka dhe ia ktheu përgjigjen Bakambus me një fotografi të edituar të faqes, ku Barcelona shihet në listën e klubeve të 28-vjeçarit.
Bakambu kishte luajtur bashkë me Antoine Griezmannin gjatë kohës sa të dy ishin pjesë e ekipit të të rinjve të Kombëtares së Francës