Futbollisti i Trepçës ’89 pëson lëndim të rëndë, dërgohet me urgjencë në spital

Futbollisti i Trepçës ’89, Albert Kaqiku është lënduar gjatë një dueli me një futbollist të Feronikelit. Kaqiku ka pësuar lëndim në hundë, për të cilin është dërguar në spitan me ambulancë.

Kaqiku e pësoi lëndimin në minutën e tetë ndeshjes.

Në vend të tij trajneri Shpëtim Idrizi e inkuadroi Rilind Nimani.

‘89shi është nikoqir i Feronikelit dhe rezultati i pjesës së parë është baras pa gola.

Në këtë ndeshje debuton trajneri Klodian Duro në bankinën e “Niklit”, pasi mori detyrën e trajnerit pas largimit të Afrim Tovërlani. /Insporti.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *