Largimeve nga Klubi Futbollistik “Arbëria” i bashkohet futbollisti i radhës.
Bëhet fjalë për Agon Llugiqin, i cili përmes llogarisë së tij ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e skuadrës nga Dobraja.
Mund të jetë një imazh i 1 person, playing a sport dhe teksti që thotë “BNP PARIBAS JOIN”
Mesfushori ka bërë të ditur se kontrata e tij me “Stuhinë e Kuqe” ka përfunduar dhe që nga kjo verë do të nis aventurën e re.
Njoftimi i plotë nga Agon Llugiqi:
Të dashur shokë dhe dashamirë,
Pas disa viteve të kaluara në mënyrën më të mirë të mundshme në klubin e zemrës dhe shtëpinë time, Arbërinë dhe pas një sezoni historik ku arritëm synimin që të flitet për “Stuhinë e Kuqe” anë e mbanë Kosovës dhe të luftojmë deri në fund si të barabartë ndaj çdo skuadre të madhe të elitës, ka ardhur koha t’iu njoftoj se kam përfunduar kontratën me klubin dhe duke nisur qysh nga kjo verë do të nis një aventurë të re, për të cilën do iu njoftoj në ditët në vijim.
Faleminderit për gjithçka,
i juaji Agon Llugiqi