Hajdin Salihu do ta vazhdojë karrierën e tij te Lokomotiva e Zagrebit.
Pas një viti të huazimit nga Llapi, Lokomotiva e Zagrebit ka transferuar mbrojtësin kosovar.
“Hajdin Salihu është transferuar përfundimisht tek skuadra e Lokomotivës së Zagrebit. Futbollisti 19 vjeçar i cili sezonin e fundit ishte i huazuar tek kjo skuadër tash e tutje do jetë pjesë e kampionatit kroat”, thuhet në njoftimin e Llapit.
Mund të jetë një imazh i 2 persona, people playing football, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Salihu ishte pjesë e Llapit nga edicioni 2018/19 dhe kishte kontratë valide deri më 2022 por që interesimi i madh nga Lokomotiva ka bërë që skuadra e Batatinës mos ta pengojë atë për të kaluar te klubi kroat.
Klubi llapjan beson se e ardhmja e 19-vjeçarit që do të jetë shumë e ndritshme.