Forma e mesfushorit të Kombëtares së Kosovës, Idriz Voca, duket në rënie. Pas një aventure jo të mirë në Turqi, Voca ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Itali.
24-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës, Cosenza që bën gara në Serie B.
Ai te Cosenza do të transferohet si lojtar i lirë pasi është pa klub prej verës së vitit të shkuar kur e shkëputi kontratën me Ankaragucun.
Në fakt, Voca javët e fundit ka qenë në prova te skuadra zvicerane St. Gallen por duket se karrierën do ta vazhdojë në kategorinë e dytë të Italisë.