Shkëlqim Demhasaj edhe zyrtarisht është lojtar i Grasshopper.
Lajmin e ka konfirmuar klubi zviceran, por edhe vet futbollisti i Kombëtares së Kosovës përmes llogarisë personale në Facebook.
Ai është shumë i lumtur që i është bashkuar siç ka thënë “klubit më të madh në Zvicër.
“Nga edicioni i ri 2020/21 jam pjesë e skuadrës më të madhe në Zvicër, Grasshopper. Shpresoj që të kemi sukses së bashku me klubin për t’i arritur objektivat”, ka shkruar Demhasaj.
Nga edicioni i ri 2020/21 jam pjesë e skuadrës më të madhe në Zvicër, Grasshopper. Shprsojë që të kemi sukses së bashku me klubin për t'i arritur objektivat. #SD
Posted by Shkelqim Demhasaj on Thursday, July 9, 2020
Sezonin që lamë pas, ai luajti për FC Luzern dhe u paraqit në 20 ndeshje, duke shënuar një gol.
Demhasaj ka nënshkruar kontratë me Grasshopper deri në vitin 2023