Futbollisti i kombëtares angleze akuzohet për mashtrim me baste

Mbrojtësi anglez i Atletico Madridit, Kieran Trippier akuzohet nga Federata Angleze e Futbollit për sjellje të pahijshme, për shkak se dyshohet të ketë thyer rregullat e vendosjes së basteve.

Akuza lidhet me një bast të vendosur që Trippier do të kalojë te Atletiko në korrik të vitit 2019, pikërisht kur dhe 29 vjeçari realisht kaloi në Madrid.

“Kieran Tripier akuzohet për sjellje të pahijshme, në lidhje me rregullat për vendosjen e basteve, gjatë periudhës korrik 2019. Ai ka kohë deri datë 18 maj për të kthyer përgjigje.”

Mirëpo, Triper nuk pranon akuzat: “Kam qenë në gatishmëri të plotë vullnetarisht me federatën, për sa i përket hetimeve të muajve të shkuar. Dua ta bëj të qartë se unë, për aq kohë sa kam qenë futbollist profesionist, kurrë nuk kam vendosur baste apo të kem përfituar nga bastet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *