Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka votuar unanimisht që Superliga e Kosovës të rifilloj me 30 maj.
Por, ky vendim i FFK-së akoma nuk ka marrë dritën jeshile nga Ministria e Shëndetësisë.
Megjithatë ka një shpresë që futbolli kosovar të rikthehet në muajin qershor.
E duke parë zhvillimet e fundit ka reaguar edhe mbrojtësi i Dritës, Liridon Leci.
Ai i është gëzuar lajmit se futbolli po rikthehet.
“Me ne fund po kthemi ku e kemi vendin me padurim⚽️?tash ska llafe po ka fushe???✈️?”, ka shkruar Leci në rrjetin social ‘facebook’.
Më poshtë keni postimin e mbrojtësit të Dritës.