Lucas Torreira ka vendosur, do të largohet nga Atletico Madrid, për t’u transferuar në Argjentinë.
Ditë më parë, uruguaianit i vdiq nëna nga COVID-19 dhe kjo e ka shokuar mesfushorin.
Ai ka zgjedhur që të vazhdojë aventurën te Boca Juniors, për të qenë sa më afër familjes.
“Jam duke u përpjekur për të sqaruar situatën, është e vështirë për të kuptuar, por ne duhet të jetojmë me këtë dhimbje. Nëna ime ishte 53 vjeçe dhe vdiq nga COVID, kishte një shpërthim në Fray Bentos dhe ajo luftoi 11, por të hënën në mëngjes mora thirrjen më të keqe”, tha ai.
“Unë nuk dua të luaj më në Evropë, dua të luaj në Boca. Këtë e kam thënë gjithmonë dhe të gjithë e dinë. Natën kur nëna më vdiq, përfaqësuesi im mori lajmin i pari, dua të jem afër familjes, të luaj në Boca”.
Torreira është te Atletico në formë huazimi nga Arsenali, por në qershor, duket se do të largohet përgjithmonë nga Evropa.