Futbollisti 18-vjeçar shqiptar, Brajan Gruda është emri më i ri shqiptar që ka debutuar në elitën e futbollit të Gjermanisë, Bundesliga.
Gruda zhvilloi minutat e parë në futbollin profesionist me Mainzin të mërkurën mbrëma, në ndeshjen e madhe ndaj Borussia Dortmundit.
Gruda në minutën e 89-të e zëvendësoi Aymen Barkokun.
Gruda është pjesë e grupmoshave të Gjermanisë U19. Mainzi mbetet në vendin e 12-të me 20 pikë.