Futbollistët e Realit grumbullohen për stërvitje, testohen për koronavirus

Skuadra e Real Madridit janë rikthyer sot në stërvitje pas pezullimit prej muajsh si shkak i koronavirusit.

Të gjithë futbollistët si dhe stafi i skuadrës madrilene i janë nënshtruar sot në mëngjes edhe testeve për koronavirus.

Klubi spanjoll njofton se futbollistët në ‘Valdebebas’ janë mirëpritur nga trajneri Zinedine Zidane dhe kanë biseduar për disa minuta, por duke respektuar rregullat.

Kampionati spanjoll po planifikon të rinis pjesën e mbetur të sezonit, por e gjitha pritet të varet nga situata me pandeminë e koronavirusit.

Kujtojmë që UEFA javë më parë ka paralajmëruar kampionatet europiane që garat t’i përfundojnë deri në fundin e korrikut, kurse deri më 25 maj t’i informojnë ata për vendimin e marrur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *