Futbollistët e FC KIKA përfundojnë në spital, me këmbë e hundë të thyera

Klubi futbollistik, Kika me anë të një statusi në rrjetin social, Facebook, bashkangjitur me fotografi – ka njoftuar se ndeshja me Ferizajin bëri që lojtarët e KF Kika të përfundojnë në spital.

Ndeshjet e zhvilluara sot në kuadër të Ligës së Parë mes FC Ferizaji – KF KIKA dhe ajo mes mes FC Vushtrria dhe FC Arbëria, janë tregues të qartë se dhuna në futbollin shqiptar po vazhdon të ndodhë dhe se gjendja është shqetësuese.

Njoftimi i klubit:

FC Ferizaj 1- 0 KF KIKA Pësojmë humbje minimale në minutat e fundit të ndeshjes nga FC Ferizaj, klub i cili sot nuk luajti futboll, por ragbi.Futbollistët e Ferizajt gjatë 90 minutave luajtën lojë të ashpër duke ia thyer hundën sulmuesit Lirian Feratit i cili përfundoi në spital. Po ashtu, një ndërhyrje horror ndaj mesfushorit Valmir Ferati të cilit iu thye këmba duke e dërguar në spital me urgjencë. Gjyqtari në këtë rast nuk e ndal as ndërhyrje të palejuar në favor të Kikës, përveç që nuk e ndal ndërhyrje të palejuar, as nuk e ndërpret lojën për ndërhyrjen e mjekëve. Vlen të theksohet përkëdhelja e gjyqtarit kryesor të ndeshjes ndaj klubit të Ferizajt i cili e deshti fitoren më shumë se vet futbollistët vendas. KF KIKA shpreh shqetësimin për ndarjen e drejtësisë ndaj klubit tonë në disa ndeshje radhazi, prandaj presim reflektimin e gjyqtarëve në ndeshjet e ardhshme.

https://www.facebook.com/755205244574748/posts/4368349859926917/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *