Futbolli po luhet në Ukrainë – çka ka ndodhur deri më tani?

Në Premierligën e Ukrainës luhet sikur nuk ka luftë. Kanë kaluar katër xhiro dhe Shakhtar Donetsk është në krye të tabelës.

Vendet ku luhen ndeshjet janë zgjedhur në mënyrë të tillë që të mos pengohen papritur nga tentativa e pushtimit rus. Stadiumet janë kryesisht në kryeqytetin Kiev dhe rrethinat e tij, si dhe në perëndim të vendit. Aty ku rreziku nuk është shumë i madh, shkruan Blick.

Dy skuadra nga Premier League, liga më e mirë ukrainase, gjithashtu duhej të zëvendësoheshin: Desna Chernihiv dhe FC Mariupol sepse stadiumet e tyre u shkatërruan. Mariupol është tashmë një zonë e pushtuar, por po luan sërish në kategorinë e dytë, me një ekip juniorësh dhe në një “stadium” për 500 tifozë.

Liga në Ukrainë filloi më 23 gusht në stadiumin olimpik të Kievit me ndeshjen midis Shakhtar Donetsk dhe Metalist 1925 Kharkiv. Ky duel përfundoi me rezultat 0:0, pa incidente.

Një lojë zgjati katër orë e gjysmë

Por ndeshja e parë, e cila u ndërpre nga lufta, erdhi shumë shpejt. Ishte ajo mes Ruch Lviv dhe Metalist Kharkiv. Alarmi ra tre herë. Ekipet duhej të shkonin tre herë në strehën e sulmeve ajrore, e cila mund të jetë jo më shumë se 500 metra nga stadiumi. Ata qëndruan aty gjithsej 145 minuta, kështu që në fund u deshën gati katër orë e gjysmë nga fillimi deri në fishkëllimën e fundit që të mbyllet takimi. Metalist fitoi 2:1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *