Futbolli ka një ‘yll’ të ri, Jude Bellingham ‘ndriçon’ edhe ndaj Barcelonës

Jude Bellingham shënon dy gola në El Clasicon e tij të parë, duke përmbysur Barcelonën dhe duke i dhuruar Realit të Madridit fitoren 1-2.

Barcelona luajti më mirë se Reali i Madridit për rreth një orë lojë, por “Los Blancos” reaguan dhe fituan falë dygolësit të Jude Bellingham.

Ilkay Gundogan kaloi skuadrën e Xavit në avantazh në minutën e gjashtë, ndërkohë që shtylla u mohoi golin Fermin Lopez dhe mbrojtësit Inigo Martinez.

Ndërkohë, skuadra e Carlo Ancelottit barazoi në mesin e pjesës së dytë (68’) me Bellingham, i cili shënoi në El Clasicon e tij të parë. Eurogol i 20-vjeçarit anglez, i cili në minutat shtesë realizoi edhe të dytin. Duke shtangur lojtarët dhe tifozët kundërshtarë.

Bellingham vijon të kryesojë renditjen e golashënuesve në kampionatin spanjoll me 10 realizime. La Liga kryesohet nga Girona dhe Reali me nga 28 pikë pas javës së 11-të, tri mbi Barcelonën kampione në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *