Fury – Wilder III në rrezik

Spektakli i boksit, i cili pritet të dhurohet nga Tyson Fury dhe Deontay Wilder, mund të shtyhet.

Barry Hearn, një nga njerëzit kryesor në botën e boksit, ka thënë se trilogjia Fury – Wilder është në rrezik.

Duke folur për shkaqe financiare, Hearn ka thënë se promotorët mund të humbin miliona euro nëse vazhdojnë me planin, dhe pasur parasysh situatën, kjo nuk mund të përballohet.

“Nuk e shoh të ndodhë Tyson Fury – Deontay Wilder III. Arsyeja për këtë ka të bëjë me para-Covid mos harroni, ata humbën shumë para duke promovuar Fury-Wilder”, ka thënë Hearn.

“Ata tani kanë një ofertë të re, ku duhet të luftojnë përsëri. Kjo bazuar në vlerën e 12 muajve më parë, kur në boks nuk kishte shumë para dhe të gjithë ishin të çmendur për shpenzimet”, ka shtuar britaniku.

“Nuk mendoj se njerëzit e përfshirë mund të përballojnë ta bëjnë Fury-Wilder në kushtet origjinale që vendosen në botën e sotme të boksit”, ishin fjalët e Hearn.

Mbetet të shihet nëse dueli për titullin e kampionit të WBC do të shtyhet dhe paralajmërimet e Hearn do të dalin të sakta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *