Deontay Wilder deri tani konsiderohej si më i miri i peshave të rënda, edhe pse shumicën e rripave të kampionit i takojnë Anthony Joshuas.
Humbja e Joshuas kundër Andy Ruiz kishte vënë pikëpyetje të mëdha mbi të, dhe britaniku renditet i treti në listën e më të mirëve, pavarësisht hakmarrjes në meçin e dytë.
Por, sa i përket lidershipit, sot ka ndodhur ndryshimi. Tyson Fury tashmë është më i miri në botë, pasi bëri për vete titullin e WBC.
Deontay Wilder kalon në pozitën e dytë në këtë ranglistë të publikuar nga ‘Givemesport’.
Renditja:
10.Joseph Parker (26-2, 20 KOs)
9.Daniel Dubois (14-0, 13 KOs)
8.Adam Kownacki (20-0, 15 KOs)
7.Luis Ortiz (31-2, 26 KOs)
6.Dillian Whyte (27-1, 18 KOs)
5.Oleksandr Usyk (17-0, 13 KOs)
4.Andy Ruiz Jr. (33-2, 22 KOs)
3.Anthony Joshua (23-1, 21 KOs)
2.Deontay Wilder (42-1-1, 41 KOs)
1.Tyson Fury (30-0-1, 21 KOs)