Fundjava mund të vendosë gjithçka, kampionin dhe skuadrën që bie nga Liga

Kjo fundjavë që vjen mund të vendosë gjithçka në futbollin e Kosovës.

Të dielën nga ora 15:00 zhvillohen të gjitha ndeshjet e javës së 35-të të Superligës, dhe aty pritet të kemi një pasqyre reale se kush mund të shpallet kampion dhe kush mund të largohet nga Liga një javë para se të mbyllet kampionati.

Prishtina ka një udhëtim të vështirë në Gjilan ku vetëm me një pikë të fituar shpallet kampione. Se a do të festojnë bardhekaltrit në Gjilan përballë skuadrës së Ismet Munishit, apo dramën do ta shtyjnë deri në xhiron e fundit mbetet të shihet.

Përveç titullit java e parafundit mund të vendosë edhe emrin e skuadrës së dytë që do të largohet nga Superliga pas Besës që shumë më herët edhe matematikisht e ka siguruar rënien.

Arbëria do të përballet me Llapin dhe një humbje e saj përfundimisht do t’i shlyente gjitha shpresat e skuadrës së Arbnor Morinës. Gjithsesi, duel i zjarrtë pritet të jetë edhe Ballkani – Trepça ’89, me Ballkanin që po e do vendin e dytë dhe Trepçën ’89 që po kërkon të shpëtojë.

Me në fjalë java e 35-të pritet të jetë e zjarrtë dhe e luftuar maksimalisht.

Më poshtë gjeni çiftet komplete që do të ndeshen të dielën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *