Frikë tek Liverpooli, lëndimi i Van Dijk duket serioz

Mbrojtësi i Liverpoolit, Van Dijk u lëndua të hënën në ndeshjen ndaj Brentfordit dhe duket se lëndimi është më serioz se që mendohej fillimisht.

Virgil van Dijk mund të humbasë pjesën tjetër të muajit për shkak të lëndimit, raportojnë mediat angleze.

Kjo vjen pasi Jurgen Klopp fillimisht tha se zëvendësimi ishte thjesht një masë paraprake, por kontrollet e mëvonshme tani kanë konfirmuar një dëmtim të muskulit.

Kjo do të thotë se mbrojtësi holandez do të jetë jashtë fushave javët e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *