Italia në alarm. Koronavirusi ka mbrritur në Apenine duke marrë dhe dy jetë njerëzish, ndërkohë që dyshohet për 34 të tjerë të infektuar nga virusi vdekjeprurës. Paniku që ka përfshirë Italinë ka prekur edhe futbollin dhe sportet e tjera.
Futbolli amator në rajonin e Lombardisë në Itali do të ndërpresë aktivitetin, të paktën deri në një urdhër të dytë.
Ka qenë ky vendimi i komitetit rajonal që ka vendosur të pezullojë 42 ndeshje të kampionateve të ndryshme mes tyre edhe një takim i Serie C.
Shkak është gjendja kritike në zonë pas 6 rasteve të identifikuara me Koronavirus.
Deri në mesditën e sotme ekipet do të kenë të drejtë të kërkojnë shtyrje të ndeshjeve të tjera të kalendarit, gjithmonë duke u bazuar në situatat e veçanta në secilin ekip apo në varësi të territorit ku ndodhet ekip. /SS/