Frikë e madhe te Drita, 17 futbollistë rezultuan pozitivë në testin e parë!

Çfarë fati i keq për Dritën! Dy ditë para ndeshjes preliminare në Ligën e Kampionëve ndaj Inter d’Escaldes, shumica e futbollistëve të skuadrës gjilanase kanë rezultuar pozitivë në testin e parë për Covid-19.

Gazeta Olle mëson ekskluzivisht përmes burimeve pranë kampit bardhekaltër që 17 futbollistë kanë rezultuar pozitivë në testin e parë.

Njëri ndër lojtarët e vetëm që ka dalë negativ është sulmuesi Kastriot Rexha. Dyshohet që një tjetër lojtar që doli negativ është Hamdi Namani.

Emrat futbollistëve që kanë rezultuar pozitiv nuk bëhen të ditur, derisa zhvillimet e ditës kanë shpërthyer si “bombë” brenda klubit kampion.

Te Drita po i presin në ankth rezultatet e testeve të dyta, pasi që shpresojnë se ato dolën pozitivë gabimisht.

Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, deklaroi për gazetën që disa teste kanë dështuar, duke mohuar që dikush ka rezultuar pozitiv.

“Nuk është e vërtetë se kanë dalë pozitiv. Janë 3-4 teste që ju kanë dështuar dhe po presin t’i ritestojnë sërish”, tha Zymberi.

Drita pritet të sqarojë situatën përmes një njoftimi për shtyp gjatë mbrëmjes.

Ndeshjen ndaj Inter d’Escaldes, gjilanasit e luajnë të shtunën në Zvicër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *