Frikë e madhe për Xhakën! Futbollisti i Nottingham bën ndërhyrjen horror, mund t’ia kishte humbur Botërorin

Skuadra e Arsenalit fiton me shifrat 5-0 ndaj Nottingam Forest, përballje e vlefshme për javën e 14-të të Premier League. Futbollisti me origjinë shqiptare Granti Xhaka rrezikoi të dëmtohej rëndë, pas një ndërhyrje të ashpër të Gibbs-ëhite në minutën e 44’të.

Ndërhyja ishte tejet e rrëzikshme, por Xhaka për fat të mirë u ngrit në këmbë dhe vazhdoi ndeshjen. Futbollisti i Nottingham u ndëshkua vetëm me karton të verdhë. Sigurisht që ndërhyrje të tilla për një futbollist që pritet të marrë pjesë në Kupën e Botës Katar 22 mund të jenë fatale.

Sa i përket golave ato u shënuan nga Martinelli në minutën e 5′, Nelson në 49′ dhe 52′, ndërsa Partey dhe Odegaard do të shënonin respektivisht në minutat 57′ dhe 78′.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *