“Frigoriferi” Maguire, mister 90 mln euro që po luan si diletant (VIDEO)

Thuajse 90 milionë euro u shpenzuan gjatë verës së shkuar në merkaton e Manchester United për të siguruar kartoin e Harry Maguire, mbrojtësi 27-vjeçar i rritur në Shefilld dhe që po zhvillonte super sezone te Leicester, duke u shpallur edhe kampion Anglie.

Shumë e quajtën si blerja më e rëndësishme e klubit por tani që fusha ka treguar tjetër gjë, zhgënjimi është i madh për një investim që nuk justifikohet aspak me atë që shihet në fushë.

Mbrojtësi shtatlartë jo vetëm që nuk ofron siguri, por është edhe shumë gafaxhi në veprimet e tij. Një video në ndeshjen ndaj Chelsea tregon më saktë se Maguire duket i pasigurtë në çdo gjë që bën dhe se nuk është përshtatur aspak te “Djajtë e Kuq”, duke u kritikuar ndeshje pas ndeshje… Aq sa shumë tifozë tani e quajnë “frigoriferi”…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *