Franco Foda i kundërpërgjigjet Emir Sahitit: Nuk e pranoj assesi kur një lojtar flet keq indirekt për një tjetër

Emir Sahiti para disa javësh në një prononcim për mediat gjermane tha se tek Kosova ka lojtarë që luajnë, por nuk e meritojnë.

E deklaratës së tij, sot iu është përgjigjur trajneri i Kosovës, Franco Foda, ku tha se nuk e pranon kur një lojtar i yni flet keq indirekt për një tjetër, megjithatë e pranoi se s’ka asnjë problem me të dhe asnjë lojtar tjetër.

“Kam lexuar prononcimin e tij, çka është për mua më e rëndësishme që une s’e pranoj kur një lojtar indirekt flet keq për lojtarët e tjerë, secili mund të ketë pakënaqësitë e tij, luan apo jo. S’kam problem me asnjë lojtarë”, tha Foda në konferencën për shtyp.

Kosova luan fillimisht ndaj Sllovenisë në shtëpi me 10 tetor, teksa tri ditë më pas ballafaqohet me Suedinë në udhëtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *