Sipas raportimeve në Itali, France Football i kërkoi falje familjes së Paolo Rossit pasi harroi të nderonte legjendën italiane gjatë ceremonisë së Topit të Artë.
Organizatorët nuk arritën të përfshinin fituesin e Kupës së Botës dhe të Topit të Artë në segmentin Memoriam kushtuar legjendave të futbollit që vdiqën gjatë 12 muajve të fundit.
“Ne nuk duam të futemi në këtë lloj polemike, çdo gjë që unë them do të jetë e shtrembëruar. Ne nuk mund të lexojmë çdo aspekt të ceremonisë në një mënyrë të diskutueshme,” tha shefi i France Football, Pascal Ferré për La Gazzetta dello Sport.
“Nëse do të jetë nevoja, do të flas drejtpërdrejt me familjen e Paolo Rossit.”
Sipas Calciomercato.com, France Football i kërkoi falje gruas së Paolo Rossi, Federica Cappelletti të mërkurën, duke premtuar se do ta kompensonte atë me një ceremoni tjetër në janar.