Kanë përfunduar katër ndeshje shumë interesante në kuadër të Ligës së Kombeve.
Franca ka arritur të fitojë tri pikë të arta në udhëtim të Portugalia, ndeshje që ishte derbi i sotëm, shkruan lajmi.net.
N’Golo Kante ishte ylli i mysafirëve që realizoi në minutën e 54-të, gol që vlen tri pikë për mysafirët.
Fitore gjithashtu kanë shënuar edhe Gjermania dhe Suedia, derisa Zvicra në fund e pësoi nga Spanja duke humbur dy pikë.
Rezultat e plota të katër super sfidave:
Portugali 0 – 1 Francë
Gjermani 3 – 1 Ukrainë
Suedi 2 – 1 Kroaci
Zvicër 1 – 1 Spanjë.