Franca ka shënuar fitore të thellë 8:0 ndaj Kazakistanit dhe kështu siguron kualifikimin në Kampionatin Botëror.
Pjesa e parë u mbyll me epërsi 3:0 për “Gjelat”, teksa të tre golat i shënoi Mbappe.
Fillimisht sulmuesi i PSG-së realizoi në minutën e gjashtë pas asistit të Theo Hernandez, kurse në minutat 12 dhe 32 Mbappe shënoi pas asistimit të Coman.
Benzema shënoi dy gola të shpejtë në minutën e 55-të dhe 59-të për 5:0.
Në të 75-tën, Rabiot realizoi pas asistit të Griezman, kurse vet Griezman realizoi në të 84-tën nga penalltia.
Mbappe e shënoi golin e katërt personal dhe të tetin për vendasit në minutën e 87-të.
Kështu, Franca e siguron kualifikimin dhe lidershipin në grupin e saj.