FC Prishtina ka mposhtur 3:0 Drenicën FC në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Kjo ndeshje shënon edhe rikthimin e futbollit pas pezullimit të detyrueshëm nga COVID-19.
Si në gjithë Evropën, ndeshjet e futbollit në Kosovë do të luhen pa tifozë. Por, tifozët e Prishtinës, ‘Plisat’, kanë gjetur mënyrën për t’i qëndruar afër skuadrës së tyre.
‘Plisat’ nga platoja e Pallatit të Rinisë ndjekjen ndeshjen e Prishtinës kundër Drenicës.
Pas ndeshjes, janë lojtarët që përmes tribunave të ‘Fadil Vokrrit’, kanë përshëndetur dhe falënderuar tifozët.
Një moment vërtetë i bukur, një fotografi e paharruar.