Fotografi gjerman tregon çka i tha Ramos pas atij gjesti të keq në fund të ndeshjes me Bayernin

Pamjet e shtrjes së dhunshme të Sergio Ramos mbi një fotograf afër tij kur përshëndeste tifozët e Virage Auteuil, të martën, pas humbjes kundër Bayernit në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Champions League (1-0) kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Qendërmbrojtësi spanjoll, fillimisht, kishte shprehur pakënaqësinë e tij ndaj një fotografi të pare, që e kishte prekur në mënyrë të pavullnetshme. Më pas, Sergio Ramos ka shtyrë me të dyja duart në mënyrë të dhumshme fotografin gjerman Markus Gilliar, i cili, tepër i zënë duke bërë foto të Neymar dhe Messit që po vinin jashtëzakonisht për të takuar ultrasit, nuk e kishte parë.

Këtë të enjte, siç kishte bërë të ditur RMC një ditë më parë, Markus Gilliar, konfirmoi në një postim në Instagram se ishte kontaktuar nga mbrojtësi i PSG. “Surpriza e mbrëmjes: Sergio Ramos më kontaktoi personalisht dhe kërkoi falje për sjelljen e tij. Kërkesa pranohet, çështja u mbyll”. Fotografi e shoqëroi mesazhin e tij me hashtags: “fair-play” dhe “lovemyjob”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *