Formati i ri i UEFA-së, disa ndrshime në Ligën e Kampionëve

Një format i ri, që pritet të fillojë nga 2024, ka qenë në punë për mbi dy vjet dhe komiteti ekzekutiv planifikon të finalizojë ndryshimet së shpejti.

Çfarë ndryshimesh mund të presim në formatin e ri?

Fazat e grupeve do të ndryshohen dhe ne do të kemi 36 skuadra që garojnë për çmimin përfundimtar të garës në vend të 32.

Do të ketë dy “kualifikime të reja të rezervuara për klubet me pikët më të larta të koeficientit UEFA (bazuar në suksesin e kaluar evropian) për ata që nuk arrijnë të kualifikohen përmes pozitës së tyre në kampionat.

Për shembull, Liverpool ka pasur sukses të madh sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve, derisa gjenden të 7-të në tabelë, e në skenarin aktual, Liverpool do të merrte një vend Ligën e Kampionëve.

Secila skuadër do të luajë 10 ndeshje me kundërshtarë të ndryshëm dhe do të ketë një tabelë të përgjithshme të ligës.

Ata që përfundojnë në tetë më të mirët do të kualifikohen në raundet e eliminimit direkt – pjesa tjetër do të kalojë në play-off./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *