Shqipëria sot do ta luajë ndeshjen miqësore ndaj Uellsit në Cardiff.
Kuqezinjtë do ta shfrytëzojnë këtë ndeshje për duelet kualifikuese për Botëror që luhen në shtator.
Të dy ekipet kanë publikuar formacionet startuese.
Shqipëria starton në portë me Selmanin, kurse para tij do të jenë Djimsiti, Kumbulla dhe Ismajli. Pesëshja e mesfushës është Lenjani, Abrashi, Bare, Çekiçi dhe Doka, kurse dy sulmuesit do të jenë Balaj dhe Manaj.
Në anën tjetër, Uellsi do ta shfrytëzojë këtë ndeshje për t’u përgatitur sa më mirë për Kampionatin Evropian që nis më 11 qershor.